Tritol shtëpisë së gjyqtarit Sterkaj, Balla: Akt i organizuar për të intimiduar gjyqtarin! Zbulimi i autorit dhe porositësit test për policinë e Shkodrës

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës ishte një akt i organizuar për ta imtimiduar, deklaroi sot ministri i  Brendshëm Taulant Balla në një prononcim për median pas mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtari është marrë në mbrojtje nga policia prej ditës së djeshme. Po kështu i ofrohet mbrojtje personale dhe familjes së magjistratit

"Kemi marrë në analizë dhe kërkesën e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për të ofruar mbrojtjen e menjëhershme për mbrojtjen e magjistratit. Këtë gjë e kemi bërë në fakt që dje. Sikurse jeni informuar unë kam marrë personalisht një kontakt me magjistratin, i kam shprehur solidaritetin. Po ashtu DVP Shkodër dhe struktura të tjera të Policisë së Shtetit sepse vendimi ka hyrë në fuqi, do të ofrojnë mbrojtje personale dhe të familjes së magjistratit"

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur në qytetin e Shkodrës për të zbuluar autorin por dhe porositësin apo porositësit tha Balla.

Është momenti për të nënvizuar dhe dhënë një mesazh ndaj kujtdo, që ka hartuar apo është bërë pjesë e këtij akti intimidimi ndaj këtij magjistrati, që Policia e Shtetit e di fare mirë detyrën e vetë dhe mezi pres nga momenti në moment, orë pas ore, raportimet e grupit të posaçëm të ngritur në Shkodër ku shpresoj që në orët dhe ditët në vijim të kemi rezultate konkrete, sepse na duhet shumë të japim një mesazh ndaj gjithkujt, që mundohet të intimidojë me forma të ndryshme sistemin gjyqësor në këtë vend, qofshin magjistratë apo prokurorë, i bëj thirrje kujtdo që të heq dorë nga çdo forme intimidimi ndaj sistemit gjyqësor!

Balla ofroi më tej dhe gadishmërinë e policisë për t'i ofruar siguri gjyqtarëve 

Po ashtu i bashkangjitem deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor, se na duhet më shumë mbështetje ndaj magjistratëve, të cilët duhet ta kryejnë detyrën e tyre  të pandikuar. Dhe besoj që duhet të bëjmë më shumë për të garantuar më shumë siguri dhe më shumë mbështetje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të ndihesha shumë mirë para opinionit publik në ditët dhe orët në vijim me rezultate konkrete në zbardhjen e plotë të autorit, po pse jo edhe të porositësit apo porositësve"

Ngjarja është test në drejtorinë e policisë së Shkodrës tha Balla.

"Dua t’ju them se kjo nuk është një ngjarje e thjeshtë, pra një akt banal i një personi, i cili nga dyshimet paraprake sikurse është bërë me dije dhe nga Policia e Shtetit kuptoj që duhet të ketë një organizim nga mbrapa kësaj ngjarje. Kështu që gjithmonë në pistat që ngre Policia e Shtetit dhe strukturat e hetimit përfshirë këtu dhe prokurorinë, ngrenë pista mbi bazën e të gjithë dimensioneve të zhvillimit të ngjarjes, përfshirë parapërgatitjen, dhe pse jo mundësinë e zhvillimit të kësaj ngjarjeje me porosi. Në këtë aspekt apeli që unë bëra dhe urdhri i dhënë është të hetohen të gjitha pistat. Sa i përket pjesës tjetër dhe nuk dua të flas më shumë për këtë, sepse ju thashë kjo ngjarje është një test për DVP Shkodër, në të gjitha kuptimet, por që lidhet drejtë për së drejti me kredibilitetin dhe me besimin në rritje të Policisë së Shtetit.

Balla përcolli dhe një mesazh për të ndalur intimimidin e gjyqtareve  edhe nga njerëz të politikës, si Sali Berisha dhe Ilir Meta.  

Pyetje: Ditët e fundit ka pasur deklarata të forta intimiduese nga ish-presidenti i Republikës ndaj drejtuesit të SPAK. Si anëtar i komisionit të posaçëm për mbrojtjen e magjistratëve, si i vlerësoni dhe mendoni se mund të bëhen objekt i punës së komisionit të posaçëm?

Ministri Balla: Shumë vite më parë kur Kuvendi i Shqipërisë kishte ngritur një komision hetimor për të shkarkuar një prokuror të përgjithshëm, ndër shumë prokurorë të përgjithshëm që i kishin dalë kundër ‘pronarit të ballkonit’, në një sallë gjykate, njëri prej të pandehurve për një ngjarje të rëndë kriminale, kur pyetet nga gjyqtarja drejtuese e seancës, nëse kishte diçka për të thënë, riprodhoi në atë sallë gjyqi, të njëjtat fyerje, sharje, që i kishte dëgjuar nga Kuvendi i Shqipërisë. E solla këtë në vëmendjen tuaj për të thënë që edhe retorika e këtij lloji, që ju përmendët, i bën dëm dhe është e papranueshme. Në këtë këndvështrim duhet që secili të vetëpërmbahet dhe respektojë vendimet e drejtësisë.


Lajmi kryesor:

I vunë tritol banesës, merret në mbrojtje për 6 muaj gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj e familja e tij! Video kur u vendos eksplozivi e shpërthimi


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano