Tritol shtëpisë së të penduarit në Lazarat/ Ja dëshmia e tij kundër bandës që vrau Ibrahim Bashën

Tritol shtëpisë së të penduarit në Lazarat/ Ja dëshmia e tij kundër bandës që vrau Ibrahim Bashën

Klodian Selimi gjatë një seance gjyqësore

Mëngjesin e djeshëm një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se sasia e tritolit është vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi, i cili është babai, i Klodian Selimit, shtetasit të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda si bashkëpuntor në grupin që ekzekutoi efektivin e RENEA-s, Ibrahim Bashës. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka pasur persona të lënduar. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kjo dyshohet të ketë qenë dhe shkaku i vënies së tritolit në shtëpinë e familjes së Klodian Selimit. Megjithatë, mësohet se Adem Selimi nuk është person i skeduar, me të kaluar të dyshimtë apo me precedent penal. Adem Selimi njihet si person i qetë dhe pa probleme në Lazarat.

Dëshmia e Selimit në gjykatë

“Arbjoni po kthehej me makinën e tij nga rruga ku kishte kaluar më parë. U afrova te makina dhe më tha: A do dalësh me grupin të luftojmë sonte? Unë i thashë po. Ai më tha: ik te grupi te depoja e ujit, ku ishte dhe grupi. Pas Arbjonit lëvizi dhe E.Aliko me makinën e tij “Smart”. Mendoja se shokët e grupit ishin shokët e fshatit, me të cilët ishte rritur. Kur shkova te vendi, aty ishin katër veta. Ata ishin në këmbë, të pamaskuar dhe ishin në pritje t’u sillnin armët e zjarrit. Këta persona ishin shtetasit D.G., E. Kasma, një djalë nga fshati me emrin Dh.K., A.H. dhe O.P. Ata më thanë se po presim armët pasi me to do të gjuanim policinë. Aty mësova se këta shtetas do të qëllonin me armë, pasi të qëllohej me armë në pjesën e poshtme të fshatit. Do të qëllonim me armë reth orës 3 ose 4 të mëngjesit”.

Dëshmia tjetër e të penduarit Malo

“Arbjonin dhe Albanin i kam shokë. Me Albanin takohesha shpesh. Rreth 6 muaj më parë, Albani më ka thënë se së bashku me persona të tjerë, pa më përmendur emra, kishin bërë plan që nga fshati Lazarat të qëllonin policinë më armë. Sipas tij, ideja ishte që Lazarati të rikthehej siç kish qenë më parë, pa policë dhe që të mbillnim sërish drogë për të fituar. Unë pranova se do fitoja lekë. Gjatë këtyre muajve nuk e kemi bërë më këtë bisedë. Para një jave takova Albanin dhe më tha për muhabetin që kishin bërë para gjashtë muajve, që të luftojmë kundër policisë. Më datë 22, rreth orës 17:00, Albani më ka marrë në telefon dhe më tha “hajde në Lazarat për muhabetin që kemi folur”. Shkuam dhe fjetën në një shtëpi të braktisur që ndodhej mbi xhaminë. Të nesërmen rreth orës 12 të natës, duke gdhirë e sotmja kemi shkuar te pika ku ishte lënë të bëhej lufta që quhej “shkolla e re”, përballë “Pularisë”. Kishte 8-9 persona të tjerë. Ishin me maska dhe rroba ushtarake nga të cilët njoha Arbjonin, vëllain Albanin, me të cilin fola. Ishin të gjithë të armatosur, por kishte dhe armë të tjera përtokë. Edhe unë mora një kallash. Te ky vend kemi ndenjur deri rreth orës 18:00. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qëlluar herë pas here me armë në ajër. I pari që ka qëlluar ka qenë Arbjoni, i cili para se të qëllonte thërriti “Allahu Ekber”. Pas tij thërritëm të gjithë dhe filluam të qëllonim në ajër. Unë kam shtënë rreth 15 plumba. Rreth mëngjesit Albani dhe Arbjoni më thanë se duhej të shkoja afër qendrës të merrja një makinë që këta të dy kishin lënë aty, me çelësat brenda. Unë vajta e mora makinën dhe u nisa për ta çuar aty ku ishin vëllezërit. Gjatë rrugës, ku kisha bërë më tepër se gjysmën, më ka ndaluar policia. Në momentin e prangosjes kam dëgjuar të shtëna armësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar