Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj aktit të vendosjes së tritolit në shtyllën e tensionit të lartë Tiranë2-Podgoricë në Fushë-Krujë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla akuzon për këtë sulm, të cilësuar nga Kodi Penal si terrorist, ish-kryeministrin Sali Berisha.

“O Sali! Po si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit mor burrë i dheut!

Kishe ca kohë e kishe harruar këtë “sport” po aha, plakesh e rrjedh po nuk heq dorë ti jooo... Bam aty e bum atje të shkoi kjo jeta demokratike, se në atë jetën komuniste e kishe urdhëro këtej e siurdhëron andej!”, shkruan në nota ironie Balla.

Postimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla