TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar në lkidhje me shpërthimet me tritol mëngjesin e sotëm në Tiranë, kun ë shënjestër të tyre ishte familja e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
 
Kreu i Kuvendit dënon ashpër këto akte terroriste ndërsa kërkon nga ana e autoriteteve të rendit dhe të drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë autorët si dhe të dënohen. Kryeparlamentari ka shprehur mbështetjen e tij edhe për Ministrin Tahiri në detyrën e tij si dhe të punës së policisë dhe agjencive ligjzbatuese.
 
Meta ka edhe një apel në drejtim të politikës shqiptare ku i fton që njëzëri të dënojnë akte të tilla dhe jo të përdoret për sulme politike mes palëve.
 
“Dënoj me forcë këto akte terroriste. Të gjenden autorët e të ndëshkohen. Politika t’i dënojë njëzëri akte të tilla. Mbështetje ministrit Tahiri në detyrën e tij. Mbështetje policisë dhe agjencive ligjzbatuese.” tha Meta
 
Kryeqyteti është zgjuar ditën e sotme nën shpërthimin e dy tritoleve dhe një të treti të mbetur në tentativë. Në dy prej tyre shënjestër ishte babai i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndërsa i treti për shefin e krimeve në Korçë Alfred Numani.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)