TIRANË, 13 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjecar, i cili dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tij, ka penguar punën e policisë në zbardhjen e ngjarjes që shokoi kryeqytetin në orët e para të ditës së martë.
Emirjon Gjuta.
Mësohet se i arrestuari nga Policia është shtetasi, Emirjon Ramiz Gjuta, 26-vjec, banues në Kamës, qe dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tij, ka penguar Policinë në zbardhjen e identifikimin e autorëve. Arrestimi i këtij personi mësohet se është bërë, pasi një nga kartat telefonike, të cilat ishin vendosur në lëndën shpërthyese, ishte në emrin e tij.
Emirjon Gjuta ka konfirmuar edhe vet arrestimin e tij, pasi ka publikuar në faqen e tij FB, një foto të tij në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të "Personave që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Rreth ores 03.00 te se martës në Tiranë pati dy shpërthime me tritol, ndërsa një i tretë mbeti në tentative. Një nga shpërthimet ndodhi në farmacinë në pronësi të babait të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ndërsa tjetra pranë banesës së një zyrari të lartë të Policisë. /a.ke/