- Policia, biçikleta e braktisur dyshohet nga i njëjti grup apo person që vendosi tritolin të martën -
TIRANË, 13 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Alfred Qefalia, i cili dyshohet si i përfshirë në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri.
Burime nga Policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se shtetasi Qefalia, banues në Farkë, është arrestuar parmbrëmë në afërsi të stadiumit "Selman Stermasi", teksa ishte i shoqëruar dhe me një vajzë. Arrestimi i Qefalisë u realizuar nga njësia Anti-Terror pas dyshimeve se ky person ishte i përfshirë në vendosjen e  tritolit tek farmacia, por ka dyshime se ky shtetas apo një person afër tij është personi që ka barkistur dhe një ditë më parë biçikletën me tritol tek shkolla "Petro Nini Luarasi", e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se ka qenë po i njëjti person që ka vendosur tritolin si ditën e martë, ashtu edhe të enjten pranë gjimnazit në fjalë, ku u gjet e braktisur një biçikletën me rreth 1 kg lëndë shpërthyese, e cila sipas policisë, po të kishte shpërhtyer do të kishte shkaktuar dëme të mëdha, por dhe viktima. Aty ka qene edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që nëse do të shpërthente tritoli, fuqia e goditjes shkatërruese sipas hetuesve do të ishte tre herë më e madhe. Një mekanizëm të tillë kishte në plan të përdorte dhe Julian Sinanaj për vrasjen e biznesmenit të gazit Piro Bare.
Ajo që tashmë kanë zbuluar oficerët e policisë, është se në kartën SIM, të lidhur me dy detonatorë dhe celularin, u gjetën tre thirrje telefonike te datës 10 shkurt 2015 dhe të gjitha rreth orës 08.00. Pra, bomba duhet të shpërthente 5 orë pas asaj tek farmacia e babit të ministrit Tahiri. /a.ke/