TIRANE- Dyshimi se persona që njihen si kontigjentë kriminalë në zonën e Vlorës, kryesisht si grabitës dhe përdorues të lëndëve plasëse, ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Shtetit, të venë në shenjestër rreth 30 persona, të cilët mendohet se kanë lidhje me tritolin që u gjet poshtë makinës së prefektit Besnik Dervishi. Pikërisht këtyre personave u janë marrë gjurmët e gishtave si dhe janë pyetur në drejtorinë e policisë së Vlorës.
Qëllimi është krahasimi i tyre me gjurmët e gishtave të konstatuara në aparatin celular tip “Samsung” që është gjetur poshtë makinës së prefektit Dervishi, si dhe të disa gjurmëve të tjera që janë gjetur në derën e majtë të shoferit. Aktualisht lidhur me këtë ngjarje të gjitha veprimet hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit janë përqëndruar në qytetin e Vlorës, ndërkohë personat e dyshimtë që janë shoqëruar, janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë që paralelisht me këtë veprime, një pjesë e këtyre personave është vendosur që të mbahen në përgjim, ambjental dhe telefonik.
100 persona
Kur janë mbushur 7 ditë nga zbulimi i tritolit poshtë automjetit të prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në dosjen hetimore janë adminsitruar rreth 100 dëshmë të personave që mendohet se kanë dijeni për rrethaanat e ngjarjes si dhe që dyshohet se janë autorë të krimit. Nga të gjitha këto dëshmi, nuk është arritur të merren të dhëna që do ti shërbenin hetimit. Në pyteje për disa orë është marrë dhe një shtetas 50-vjeçar që u zbulua se ka qënë mbajtësi i kartës së telefonit bombë, por ai ka treguar se numri ishte përdorur prej tij disa vitë më parë dhe më pas ishte mbyllur nga vetë kompania, për shkak të mos futjes së lekëve brenda afatit kohor. Pavarëisht kësaj ky person është në listën e njerëzve që tashmë janë të dyshuarit kryesor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ish i dënuari
Ndërkohë që për këtë ngjarje i dyshuar është dhe një person i dënuar më parë për vjedhje. Personi në fjalë momentalisht punon në një pikë lavazhi në qytetin e Vlorës, dhe se aktualisht konsiderohet nga prokuroria si personi kryesor i dyshuar për vendosjen e 200 gramë tritol C4, poshtë makinës së prefektit të Vlorës. Pak ditë më pare është urdhëruar shoqërimi i këtij personi në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku përgjatë disa orë është marrë në pyetje, si dhe njëherësh i janë marrë dhe shenjat e gishtërinjve. Ky veprim është kryer, me qëllim krahasimin e gjurmëve të gishtave me disa gjurmë papilare, që janë konstatuar në xhamin e derës së majtë, poshtë së cilës ishte vendosur dhe sasia e lëndës shpërthyese si dhe në aparatin celular.
Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com