TIRANE-Hetimet për tritolin në dyqanin e Bruneta Aliajt dje te Tregu Elektrik kanë marrë një tjetër rrjedhë. Sipas burimeve të Report Tv, përveç pistës së hakmarrjes nga ish-burri po hetohen edhe konfliktet e djalit në Londër që është pjesë e një grupi kriminal për trafik droge.
 
Autoritetet dyshojnë se eksplozivi mund të jetë mesazh që i drejtohet djalit në Londër, i arrestuar për trafik droge. Dje në mëngjes në dyqanin e 55-vjeçares u gjet një kallëp tritoli me fitil gati për shpërthim, ndërsa kjo ishte hera e dytë, pasi disa muaj më parë u hodh në erë makina e Bruneta Aliajt. 

dy.b/shqiptarja.com