GJIROKASTËR- Një sasi eksplozivi shpërtheu rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në katin e dytë të banesës së Fadil Tolës në fshatin Shtëpëz, në Gjirokastër.Nga shpërthimi, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale, si xhama të thyer dhe dëmtime në mure.
Sipas informacioneve të siguruara nga policisa, dyshohet se lënda plasëse është një mesazh paralajmërues ndaj djemve të familjes, pasi ata janë element të njohur nga uniformat blu, por ende nuk ka ende një pistë konkrete për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
E tronditur, një banore e zonës, shprehet se shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, ndërsa familjen Tola e konsideron si mjaft të qetë.
"Aq zhurmë dëgjuam sa cfra të të themë nëna. Nuk e denim se e kujt është. Sot në mëngjes e morëm vesh. Zotria me lule, me bime. Vetëm me ato rron. Asnëjgjë nuk dimë as për të, as për djemtë. Pa probleme fare. Na u tundët shtëpitë. Edhe tërmet të kishte rënë s’do të ishin tundur shtëpitë. " tha njw banore.
Ndërkohë, burime nga grupi i hetimor bëjnë me dije, se sasia e lëndës plasëse së vendosur në banesë ishte 300 gram. Ndërsa deri më tani, në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar 10 persona si dhe ka marrë në pytje familjarët, të cilët janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor, 12:00
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor, 14:52