Tritoli në banesën së kreut të
Bashkisë Mat,në pranga 37 vjeçari

Tritoli në banesën së kreut të<br />Bashkisë Mat,në pranga 37 vjeçari<br>
Burrel- Policia e Matit ka vënë në pranga 37- vjeçarin Elton Daçi, si autorin e dyshuar të dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese në Burrel. 

 

 

 

 

 

 

 

Daçi është arrestuar ditën e djeshme rreth orës 18:00 bë qytetin e Burrelit. 37- vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale  "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhimi dhe shitje të narkotikëve".

 

Gjykata ka vendosur ditën e djeshme masën e sigruisë "Arrest me burg" për të arrestuarin, i cili dyshohet të jetë autor i shpërthimit të ndodhur në oborrin e një mobilerie më 25 tetor, si dhe shpërthimi pranë banesës së kreut të Bashkisë Mat.

Njoftimi i policisë:
Policia e Matit arreston 37 vjeçarin nga Burreli si autor i dyshuar i dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet

Efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv", e "Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse", parashikuar nga nenet 152 e 278/2 të Kodit Penal.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan