Ditën e nesërme do të mbahet seanca gjyqësore për 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, i cili akuzohet si autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës. 34-vjeçari ka mohuar të jetë autori, ndërkohë që Report Tv mëson se avokati i tij mbrojtës, Ilia Ilia do paraqesë nesër në seancë pamjet filmike ku Hasanaj ndodhet në qendrën tregtare 23 minuta para shpërthimit të tritolit, video e siguruar edhe nga Report Tv.
“Shtetasi Arlen Hasanaj ka hyrë në orën 20:30 pranë ‘Megatek’-ut dhe ka dalë tek arka për të bërë pagesën në orën 21:37 minuta. Në orën 21:44 minuta ai ka dalë nga korpusi i ‘Megatek-ut. Në datën dhe orën e caktuar shtetasi në fjalë ka qenë në vend tjetër. Pamjet janë marrë edhe nga policia, por kanë siguruar vetëm pamjet e hyrjes në Megatek dhe jo të daljes, çfarë na bën të dyshojmë se janë bërë enkas”, thotë avokati.
Sipas avokatit, ‘në pamjet filmike duket se autori dhe shtetasi Hasanaj dallojnë në disa detaje në veshje, konkretisht autori ka veshur një bluzë tutë, ndërkohë që Hasanaj ka pasur një xhup të veshur, gjithashtu dallohen vizat e bluzës që ka autori i ngjarjes, ndërkohë që shtetasi Hasanaj nuk ka vijëzime në xhup dhe dallimi tjetër qëndron tek atletet të cilat autori i ka me logo të firmës “Nike” dhe Hasanaj i ka me vija të zeza.Një tjetër detaj që vjen nga burimet pranë policisë bëhet me dije të ketë lidhje me pamje të tjera filmike të sekuestruara pranë një qendre tregtare, në banesën e Alren Hasanajt, ku dallohet se ai që tashmë konsiderohet si autori i vërtetë, ka kaluar në orën 22:06 minuta, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në orën 22:04 minuta.’
Sjellim në vëmendje se distanca nga banesa e familjes Duka, deri tek qëndra tregtare është jo më shumë se 300 metra. Pritet që ditën e nesërme këto prova të paraqiten nga avokati në masën që do të mbahet për Arlen Hasanaj-n.
Lajmi kryesor: