I arrestuar për tritolin në shtëpinë e Dukës, 34-vjeçari u filmua në një qendër tregtare 23 minuta para shpërthimit! Report Tv siguron videon

23 minuta përpara se të ndodhte shpërthimi në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës, autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, është filmuar në një qendër tregtare.

Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në qendrën tregtare, ku duket 34-vjeçari Arlen Hasanaj. Video është përdorur nga avokati i 34-vjeçarit përpara trupës gjykuese me pretendimin se ai nuk është autori i ngjarjes.

Ditën e shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Dukës në lagjen nr.4 në Durrës, Hasanaj është filmuar në qendrën tregtare ‘Megateg’ ekzaktësisht në orën 21:40, ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur në 22:03. Nga një përllogaritje e përafërt për të shkuar nga qendra tregtare në autostradën Tiranë-Durrës në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar duhen 20 minuta, nëse makina lëviz me shpejtësi dhe ngjarja ka ndodhur 23 minuta më pas, praktikisht e pamundur që  Arlen Hasanajn të jetë personi që vendosi ekzplozivin, por u mbetet organeve kompetente per te verifikuar dhe faktuar ngjarjen.

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari  rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç Report Tv mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan 2 ditë më parë për kontroll  në ambientet e kompanisë së vezëve "Aiba", në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur, që mendohet të jetë 'Euroshop Durrës'. Pikërisht ky klient i pakënaqur dyshohet të jetë 34 vjeçari Arlen Hasanaj, i cili është edhe pronar i një dyqani vetëm 500 metra larg nga shtëpia e Dukës në Durrës, pikërisht aty ku dje vendosi lëndën plasëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Tritoli në shtëpinë e Dukës, avokati i autorit të dyshuar: Arlen Hasanaj nuk ka lidhje me ngjarjen, ja provat

1643318019_16433158221643192317arlend.jpg

Ditën e nesërme do të mbahet seanca gjyqësore për 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, i cili akuzohet si autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës. 34-vjeçari ka mohuar të jetë autori, ndërkohë që Report Tv mëson se avokati i tij mbrojtës, Ilia Ilia do paraqesë nesër në seancë pamjet filmike ku Hasanaj ndodhet në qendrën tregtare 23 minuta para shpërthimit të tritolit, video e siguruar edhe nga Report Tv.

“Shtetasi Arlen Hasanaj ka hyrë në orën 20:30 pranë ‘Megatek’-ut dhe ka dalë tek arka për të bërë pagesën në orën 21:37 minuta. Në orën 21:44 minuta ai ka dalë nga korpusi i ‘Megatek-ut. Në datën dhe orën e caktuar shtetasi në fjalë ka qenë në vend tjetër. Pamjet janë marrë edhe nga policia, por kanë siguruar vetëm pamjet e hyrjes në Megatek dhe jo të daljes, çfarë na bën të dyshojmë se janë bërë enkas”, thotë avokati.

Sipas avokatit, ‘në pamjet filmike duket se autori dhe shtetasi Hasanaj dallojnë në disa detaje në veshje, konkretisht autori ka veshur një bluzë tutë, ndërkohë që Hasanaj ka pasur një xhup të veshur, gjithashtu dallohen vizat e bluzës që ka autori i ngjarjes, ndërkohë që shtetasi Hasanaj nuk ka vijëzime në xhup dhe dallimi tjetër qëndron tek atletet të cilat autori i ka me logo të firmës “Nike” dhe Hasanaj i ka me vija të zeza.Një tjetër detaj që vjen nga burimet pranë policisë bëhet me dije të ketë lidhje me pamje të tjera filmike të sekuestruara pranë një qendre tregtare, në banesën e Alren Hasanajt, ku dallohet se ai që tashmë konsiderohet si autori i vërtetë, ka kaluar në orën 22:06 minuta, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në orën 22:04 minuta.’

Sjellim në vëmendje se distanca nga banesa e familjes Duka, deri tek qëndra tregtare është jo më shumë se 300 metra. Pritet që ditën e nesërme këto prova të paraqiten nga avokati në masën që do të mbahet për Arlen Hasanaj-n.

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 28/01/2022 12:36

    23min !!e 40 ishte akoma tu pagujt, nja 10 min i duhen me shku te makin me fut canten me cu karrocen me ven !!! Pastaj ka nderruar dhe kepucet se ketu ka lidhse te zeza kurse te shperthimi te bardha !! Pastaj me u nis !!! Po meqe ket giron te megatek e paska bo per alibi ,, sa budalla mun te nderronte xhupin !

    Përgjigju
  • Azem Beta: 28/01/2022 00:12

    Te pa fajshmin fusi ne burg keta horra

    Përgjigju
    • Leli: 28/01/2022 06:04

      Futu ti ne vend te atij pra. Makina e tij eshte para kurr ka mberrit ne durres. Ata thone duhet 20 minuta me 90 km/ore po me 130 km/ore? 15 minuta . Mos fol kot se nuk te arreston njeri kot. Ka dicka te vertetuar

  • Kasem Gahinji: 27/01/2022 21:46

    Perforcoj mendimin se eshte alibi me regjistrim te parapergatitur.Shikoni kalimin e mallit te blere dhe kalimin e klienti.Kamera nuk e perfshi klientin, i cili duhet te kaloje moralisht para tavoline .ndersa ketu klienti del te arketarja ,ne vendin e saj ,atje ku nuk lejohet sepse cenohet sigurine.Shikoni kembet e dikur qe vjen dhe shikon veprimet por nuk perfshihet ne vidio.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 27/01/2022 21:23

    Nje regjistrim per te siguruar alibine.Ne doren 21.40 ne supermarkato?pazar ne mesnate!!!po regjistrimi i daljes nga supermarkato dhe vajtja te makina ,pse nuk jane?vendi mbulohet nga kamerat,pra eshtene survejim.te gjenden bashkepuntoret.

    Përgjigju
  • Gerti: 27/01/2022 21:16

    Ore ky mund te jete i pafajshem deri ne vendimin perfundimtar, pra shkalla e trete e gjyqsorit. Problemi eshte se zona perreth duke filluar nga fotografet dhe rrugicat qe te nxjerrin tek poliklinika dhe tjetra tek flagshipi jane plot me kamera. Nqs osht si insiston ky atehere policia mund te kishte arrestu dhe dike tjeter por pse pikerisht ket?? Qe tbesh nje arrestim ne fillim behet nje identikit detajesh, pra veshja, menyra e te ecurit, shenja dalluese dhe disa elemente te tjere. Ne baze te ktyre provave gjykata ka dhene flete arrestin, kshtuqe...ca muj ne knete stbojne keq plak

    Përgjigju
  • Albfire: 27/01/2022 20:19

    20 min eshte brenda 23 min.... nuk eshte se duhet te bente ndonje shkence qe ti duheshin me shume se 3 min per ta ndezur fitilin. Ky mund te mos jete fare personi qe e ka bere por prova qe ka paraqitur nuk e hedh poshte pretendimet e policise. Tani ngelet nese ka me shume fakte nga ana e policise, por nje fakt me teper eshte se ne veshje paska qene njesoj me ate te "tritolit"

    Përgjigju
  • Fratja: 27/01/2022 20:04

    Po ca bani se ja moret ftyren ska ber gje ky,po gjeni kush e ka ber.esh robi ma i paqt

    Përgjigju
    • Satêr: 27/01/2022 22:42

      Prova tregon se ai është "minatori"!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar