Personazhi i njohur i TikTok, Kleviol Ahmeti (Cllevio) është paraqitur për të dëshmuar në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.
Artistit Rigels Rajku (Noizy), i cili dëshmoi më 3 qershor, dyshohet se në vitin 2022 iu vendos tritol në lokal, sipas SPAK me urdhër të Haxhiut, pasi reperi i kishte rrahur mikun e tij Cllevio.
Noizy e cilësoi Cllevion fans të fiksuar pas tij, vetëm për vëmendje. SPAK akuzon grupin e Laert Haxhiut për tritolin në lokalin e Noizyt, i futur nga Kleviol Ahmeti dhe familjarët e tij.
Noizy tha se para tritolit nuk e njihte Laert Haxhiun.
Cllevio ka deklaruar se nuk kishte dijeni për shpërthimin në lokalin e reperit dhe se për sherrin me Noizyn nuk e ka kërkuar asnjëherë ndihmën e Laert Haxhiut. Ai ka pranuar miqësinë me këtë të fundit.
Laert Haxhiu po gjykohet më vete, për një sërë ngjarjesh kriminale, vrasje, gjobëvënie, vendosje tritoli, pasi u arrestua në Greqi, kur pjesa tjetër e grupit, kishte nisur procesin gjyqësor.
Lajm në përditësim…
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










