Në fjalët e para pas shpalljes fitue,s Eugent Bushpepa u shpreh shumë i emocionuar për këtë çmin dhe nderim që i bëhet. “I falenderoj të gjithë shumë faleminderit për mundësinë që më dhanë për të përfaqësuar shqiptarët në "Eurovision", do mundohem të jap maksimumin”- u shpreh rokeri i njohur, një nga zërat më të dashur nga publiku. Gjatë intepretimit të tij, por edhe pas marrjes së çmimit Bushpepa është shoqëruar me emocione të shumta, brohoritje dhe duartrokitje nga publiku.
Në vendin e dytë në festivalin e RTSH u rendit Redon Makashi me këngën "Ekziston". Ndërsa vendi i tretë shkoi për Inis Nezirin me këngën “Piedestal”. Nën drejtimin e showman-it Adi Krasta dhe gazetares Jonida Shehu, i pari në skenë u ngjit Redon Makashi me këngën “Egziston”. Ashtu si natën e parë, Makashi sërish ndaloi orkestrën pas disa sekondave, ku rinisi edhe njëherë performancën e tij nga e para për shkak të problemeve me kufjet.
Festivali i 56 i Këngës në Radio-televizionin shqiptar gjatë tre netëve ka pasur një frymëmarrje të re, përzgjedhje profesionale të këngëvë dhe teksteve dhe interpretime bukura, ku këngëtarët dhanë maksimumin e tyre në një skenë të konceptuar bukur. Festivalit të 56 të Këngës me regji të Pali Kukes dhe me drejtimin e Adi Krastës i ka dhuruar publikut një spektakël, shkëlqimi i të cilit do të mbahet mend gjatë. Festivali filloi me të madhin Ricardo Cocciante që përcolli për publikun shqiptar hitin e tij “Margarita”.
Ashtu sikurse kishin premtuar organizatorët e festivalit natën e parë u rikthyen emrat e mëdhenj të muzikës së lehtë, si Elton Deda, Mariza Ikonomi, vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, Voltan Prodani, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi, por edhe të rinj si Luis Ejlli e Rezarta Smaja. Personalitete të ndryshme të botës së gazetarisë, biznesit, muzikës dhe sportit ishin pjesë e spektaklit, ndërsa në natën e tretë e ftuar speciale ishte Elsa Lila që peformoi me bandën e saj muzikë të vjetër barok.
Në natën finale të festivalit të 56 të RTSH e ftuar ishte Elsa Lila së bashku me bandën e saj muzikore të cilët performuan për më shumë se 30 minuta përpara spektatorëve të Pallatit të Kongreseve. Gjithashtu, mes të ftuarve special ishte edhe Alban Skënderaj.
"Mall", ja teksti i këngës fituese të festivalit
Teksti: Eugent Bushpepa
Muzika: Eugent Bushpepa
Këndon: Eugent Bushpepa
MALL
STROFA 1
Një pritje e gjate
E embel e zjarrte
Ca hapa trokasin si zemer kete nate
Une ndjek ritmin e saj
Dy duar qe zgjaten perpijne ne ngrohtesi
Ky mall qe te djeg nuk njeh kufi as largesi
PARA REF 1
Asgje ne kete bote nuk mund ta shprehe dot ndjesine
Kur zemrat bashkohen dhe prape rrahin si nje
STROFA 2
Dua te hesht ne kete nate i shtrire ne kete shtrat
Ku endrrat hyjnore sherojne cdo plage
Te shoh portretin e saj
Momentet kalojne
Sekondat nuk falin
Oret pasojne por ndjenjen se ndalin, jo
PRE REF 2
Si me magji hena shikimet perpin
Me sjell vegimin tend
REFREN
Lot i pathare ndricoje kete nate
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjale
Vetem nje cast dhimbja te me ndale
Ky lot i pathare nje dite do shteroje
Nga puthjet e zjarrta qe enderroi
Ne ate cast dhimbja do ndaloje
STROFA 3
E embel kjo jete por nuk njeh kufi
Here na perkedhel here na krijon largesi
Ty te kam larg
Me ben te luftoj kur fuqite kane shteruar
Te enderroj edhe kur zgjuar jam
PRE REF 3
Si me magji hena shikimet perpin
Syte tane puqen serish edhe pse eshte fantazi
Jeten do ta fal ty
REFREN
Lot i pathare...
Këngëtarët që morën pjesë në finale:
Artemisa Mithi me këngën “E dua botën”
Bojken Lako me këngë “Sytë e shpirtit”
Denisa Gjezo me këngën “Zemër ku je”
Elton Deda me këngën “Fjalët”
Egent Bushpepa me këngën “Mall”
Inis Neziri me këngën “Piedestal”
Mariza Ikonomi me këngen “Unë me muzikë"
Manjola Nallbani me këngën “I njëjti qiell”
Grupi Na dhe Festina Mejzini me këngën "Tjetër jetë”
Orgesa Zaimi me këngën “Ngrje zërin”
Redon Makashi me këngën “Ekziston”
Rezarta Smaja dhe Luis Ejlli me këngën “Ra një yll”
Tiri Gjoci me këngën “Orë e ndaluar”
Voltan Prodani me këngën “E pamundur”
[gallery]25183[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com