TIRANE- Subjektet e interesuara do të kenë një muaj kohë për të paguar detyrimin financiar për marrjen në pronësi të truallit në zonat turistike. Përmes një vendimi të Miratuar dje, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar procedurat dhe hapat përmes të cilëve do të kryhet kalimi i pronësisë apo bashkëpronësisë së detyrueshme për truallin e lirë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin.
“Kalimi i pronësisë apo bashkëpronësisë së detyrueshme mbi truallin e lirë nëpërmjet blerjes bëhet me kërkesë të personit të stimuluar dhe/ose subjekteve të interesuara. Në rastin kur nuk ka kërkesë për kalimin e së drejtës së pronësisë, trualli i lirë mbetet pronë shtetërore. I njëjti rregullim vlen edhe për pjesën takuese të truallit të lirë për subjektet që gëzojnë njësi ndërtimore brenda zonës së stimuluar dhe nuk kanë kërkuar kalimin në bashkëpronësi të detyrueshme” përcakton vendimi.
/Shqiptarja.com