GREQI - Trojka ka dhënë “dritën jeshile” për disbursimin e këstit të radhës të kredisë me vlerë 2,8 miliardë euro.

Trojka e cila përfshin Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar tha se pjesa tjetër e ardhshme e mbështetjes financiare do të lëvrohet së shpejti dhe se ekonomia greke do të fillojë të rritet përsëri vitin e ardhshëm dhe do të jetë në gjendje të përmbajë borxhet e saj.

Aktualisht borxhi grek është 160% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit dhe FMN thotë se ajo duhet të reduktohet deri në në 120% që të jetë e qëndrueshme.

Ky rezultat vjen pas një studimi të kryer nga kreditorët ndërkombëtarë kohët e fundit.

Në mënyrë, që të shpëtojë vendin nga kolapsi fincaiar, qeveria greke ka shkurtuar shpenzimet dhe ka rritur taksat, të cilat kanë çuar në protesta të dhunshme kohët e fundit.

Gjithashtu Greqia po përpiqet të forcojë bankat e saj në mënyrë, që ata mund të fillojnë të dalin sa më shpejt nga kriza finanziare.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)