TIRANË - Trojka e ambasadorëve i kërkon politikës shqiptare të përshpejtojë punën për reformën zgjedhore. Pak orë pas deklaratave të kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama për zvarritje të reformës zgjedhore, tre prej ambasadorëve kryesorë në vend, SHBA, BE dhe
OSBE i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste. Takimi ka nisur rreth orës 15.30 dhe më shumë se një orë më pas, Trojka ka dalë me një qëndrim të shkurtët për mediat në ambjentet e jashtme të selisë rozë. Kreu i misionit të Bashkimit Europian, Ettore Sequi, në prani të ambasadorëve Arvizu dhe Wollfarth ka deklaruar se duhet të përshpejtohet puna për përfundimin e një prej reformave më të rëndësishme në vend.
“Në nëntor ishte një marrëveshje për të arritur progres në reformën zgjedhore, reformën e procedurave parlamentare, ligjet që kërkojnë 3/5. Tani është koha e duhur për të nxitur vazhdimin e reformave. Ne jemi të gjithë të bindur për rrugën që duhet për integrimin evropian dhe është nevoja përshpejtohen reformat", tha Sequi.
PS: TAKIMIN E KËRKOI RAMAPak minuta pasi ambasadorët kanë dalë nga selia e PS, zyra e shtypit ka njofuar se takimi është kërkuar nga Rama.
“Me kërkesë të kryetarit Edi Rama u realizua sot një takim me Trojkën e Ambasadorëve për të ngritur shqetësimin shumë serioz të humbjes së afatit të parashikuar për Reformën Zgjedhore, të vonimit të procesit për Reformën Parlamentare dhe të ecurisë aspak inkurajuese të procesit të 21 janarit në dyert e gjykatave. Kryetari Edi Rama informoi të tre përfaqësuesit e lartë të komunitetit ndërkombëtar për rrugën e ndjekur nga Partia Socialiste drejt miratimit të këtyre dy reformave kyçe dhe nënvizoi se në mënyrë të veçantë zvarritja e Reformës Zgjedhore është tejet shqetësuese për opozitën”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas PS, të tre ambasadorët shprehën mirëkuptim të plotë për shqetësimet e ngritura dhe e përshëndetën rolin shumë konstruktiv që po luan Partia Socialiste për realizimin e reformave të identifikuara nga Bashkimi Europian si prioritete kyçe për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
“Përfaqësuesit e lartë të komunitetit ndërkombëtar vlerësuan me nota shumë pozitive kontributin e opozitës parlamentare në përmirësimin e miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5-at e votave të parlamentit”, përfundon deklarata zyrtare e Partisë Socialiste.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56