Trondit Albin Kurti: Policia kishte
planifikuar të na vriste në 28 nëntor!

Trondit Albin Kurti: Policia kishte<br />planifikuar të na vriste në 28 nëntor!
Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar në një emision të KTV­së se policia e Kosovës ka pasur qëllim të qëllonte me armë mbi protestuesit e opozitës.

Kurti gjatë intervistës për KTV­në ka thënë se policia anti­terror ka rrahur gjithë aktivistët e Vetëvendosjes që ishin të pranishëm në selinë e saj.

“Ne nuk mundim që në mes të rrugës ta prisnim policinë. Ata kanë filluar që të hyjnë nëpër të gjitha zyrat dhe kanë rrahur aktivistë të të dy gjinive dhe ua kanë drejtuar tytat e automatikëve në kokë dhe në gjokse. Ky është një lloj terrori që e kanë bërë atë ditë. Kanë futur aktivist edhe në tualet duke i rrahur. Erdhën tek unë, atëherë më kanë marrë dy ose tre policë, më kanë goditur në kokë dhe m’i lidhën duart, ka pasur shumë sprej, gaz lotsjellës, ka pasur shumë britma të shumë njerëzve të plagosur”, ka treguar Kurti momentet e arrestimit të tij.

“Ata na përgjojnë, ata kanë pritur që do të ketë diçka që do t’i përngjajë armës në mënyrë që të na vrasin. Është tipike për policin që ka shufër gome që të godas, por nuk është tipike që një polic që mban armë të të godas. Ata kanë pasur synim tjetër”, ka shtuar ai.

“Më dërguan në burgun e sigurisë së lartë për ta shfajësuar veten për ato që kanë bërë. Aty është izolimi shumë i madh. Gjashtë orë mund të shkosh në qelinë e përbashkët. Mandej ka bastisje të shpeshta. Për një javë na kanë braktisur katër herë. Burgu është i ri dhe i pastër. Është më i mirë se burgjet tjera. Këta politikanët thuajse e kanë bërë për vete atë burg”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se “është evidente se këta do të donin të qeverisnin pa opozitë. Nuk ka demokraci pa opozitë. Ne jemi dëshmia e demokracisë. Pa këtë opozitë Kosova bëhet regjim totalitar. Ne e kemi parë që qeveria Mustafa­Thaçi është një regjim, i cili në vend që ta mbrojë vendin na Serbia, ia demonstron pushtetin opozitës”. /KTV/

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin