Një grua shqiptare akuzohet nga bashkëshorti i saj grek se ka dërguar djalin 5-vjeçar për të përmbushur epshet seksuale të një prifti. Një dëshmi e tillë tronditëse ka gjetur jehonë në shumë prej mediave greke të cilat kanë pasqyruar deklaratën e babait dhe dëshminë e djalit.
 
Ngjarja ka ndodhur në abacinë e Komotinit pranë kufirit me Shqipërinë ku burri grek akuzon shqiptaren me inicialet Ana.S  në 10 korrik 2014 ka marrë 2 fëmijët dhe i ka çuar në manastir e më pas është kthyer në orën 1 të mëngjesit.

Sipas dëshmisë së djalit të publikuar nga mediat greke prifti ka ngacmuar seksualisht 5 vjeçarin në manastir. Djali tregon se prifti e ka prekur në pjesët intime , e kur kishte kundërshtuar nëna e kishte goditur. Më tej 5 vjeçari shprehet se prifti e kishte kërcënuar se do ta rrihte nëse do të fliste.

Katër ditë pas incidentit ndërsa gjyshja dhe babai i fëmijëve kërkojnë që nëna të japë shpjegime ajo thotë se është larguar në Shqipëri. 8 ditë pas ngjarjes shqiptarja me inicialet Ana.S largohet pasi sulmohet ndërsa ishte në gjumë. Ajo padit bashkëshortin për dhunë e prej asaj kohe nëna shqiptare nuk është kthyer më në Greqi.

Mediat greke shtojnë se ish-kreu i një gjykate në zonë ka lidhje shoqërore me priftërinjtë, ndaj çështja është zvarritur prej 2 vitesh.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com