Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fushat kryesore naftëmbajtëse pas sulmeve me dronë që reduktuan në 50% prodhimin e naftës në vend.
Autoritetet në Riad thonë se do të përdorin rezervat kombëtare të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit botëror me naftë.
Bursat europiane e nisën javën me vlera negative, pas hezitimeve të investitorëve për shkak të sulmit. “Investitorët u gjendën të papërgatitur ndaj kthimit të rrezikut gjeopolitik, që i shtohet nga njëra anë shifrave makroekonomike përsëri të këqija në Kinë dhe në anën tjetër një pritjeje disi të ankthshme para FED-it”, u shpreh një analist i Saxo Banque.
Ndërkaq, vazhdon paqartësia lidhur me organizatorët e sulmit që shkaktuan një rënie prej 5.7 milionë fuçish në ditë ose rreth 6% e prodhimit global të naftës në ditë.
Po ashtu mbetet e paqartë pikënisja e raketave që goditën të shtunën objektin saudit të prodhimit të naftës. SHBA akuzojnë Iranin si autor i sulmeve me dronë.
Një zëdhënës ushtarak për grupet kryengritëse huti në Jemen mori përgjegjësi për sulmet dhe u betua të intensifikojë goditjet nëse sauditët vazhdojnë të sulmojnë objektivat e hutive në Jemen.
(Hutitë janë një grup shiit në Jemen që vazhdon të luftojë prej vitesh me forcat qeveritare).
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi Iranin për sulmin, duke përjashtuar mundësinë që hutitë të ishin të përfshirë në këtë akt.
“Nuk ka prova që sulmet erdhën nga Jemeni,” tha ai.
Departamenti i Shtetit nuk pranoi të ofronte prova për deklaratat e Pompeo. Irani ka hedhur poshtë njoftimet se kishte lidhje me sulmin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
79.7%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
9.1%
Vota total: 1005
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi
25 Mars, 16:22
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Amerikanët dhe rusët 12 orë bisedime mbi Ukrainën në Riad, nesër publikohet deklarata e përbashkët! Trump: Së shpejti firmosim me Kievin marrëveshjen për mineralet e rralla
24 Mars, 08:16
-
SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Bisedë produktive, drejt paqes
23 Mars, 22:22
-
Plani SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë/ Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në tryezën e negociatave? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
DASH pas takimit në Riad: SHBA dhe Rusia u pajtuan për të punuar drejt paqes në Ukrainë! Edhe Europa duhet të ulet në tryezë
18 Shkurt, 07:22
-
Superkupa e Italisë, përmbysje spektakolare e Milanit, i rrëmben trofeun Interit 'në frymën e fundit'
6 Janar, 23:00
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52
-
Trump i përjashtoi nga kabineti i ri, Haley dhe Pompeo e falenderojnë për detyrat që u besoi në mandatin e parë
11 Nëntor 2024, 16:30
-
SHBA, Qeverisë së Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që e ndihmuam t’i krijojë
7 Gusht 2024, 22:31
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik 2024, 22:23
-
Roboti prek të pasmet gazetares gjatë intervistës live! Por nuk është ashtu siç duket! Shikoni videon
9 Mars 2024, 15:10