Tronditet Gjermania, brenda vitit
2020, 20 milionë refugjatë në vend

Tronditet Gjermania, brenda vitit<br />2020, 20 milionë refugjatë në vend
Sërish Gjermania në krizë nga dyndja e refugjatëve. Një tjetër alarm ka tronditur vendin. 20 milionë refugjatë mund të drejtohen drejt Gjermanisë brenda vitit 2020 sipas presidentit të Shoqatës Bavareze të Komunave, Uve Brandl.

Presidenti Brandl një prej eksponentëve të lartë kristian­socialistëve bavarezë, aleatë të Angela Merkel, ka deklaruar në Nuremberg pak ditë më parë se do të ketë një vërshim të pabesueshëm drejt Gjermanisë në vitet që vijnë. Bavaria ka qenë kundër lëshimeve të Merkel ndaj refugjatëve dhe Brandl ka ritheksuar pozicionin e tij.
 
Numri i emigrantëve që do të dynden drejt shtetit Gjerman pritet të katërfishohet shumë shpejt sipas disa llogaritjeve të thjeshta që i konfirrmon edhe Brandl.

“Duhet të marrim parasysh edhe shpenzimet e mëdha për emigrantët. Një familje me katër persona ka 1200 euro shpenzime. Bëjini vetë llogaritë nëse do të kemi 5 milionë familje me refugjatë në vend”, tha Brandl. “Nuk bëhet fjalë për racizëm ndaj tyre apo ekstremizëm. Thjesht unë dhe qytetarët gjermanë pyesim nëse është e drejtë të priten kaq shumë refugjatë”, tha ai
 
Ai shoi se sipas një llogarie të thjeshtë deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milionë refugjatë. "Ata do të sjellin 4 ose 5 persona të afërm në vitin në vazhdim duke pesëfishuar numrin. Nëse kjo gjë do të vazhdojë me këtë ritëm ne do të kemi më shumë se 20 milionë refugjatë brenda vitit 2020”, tha Brandl.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian