Tronditet Mali i Zi/ Vëlla e motër gjenden të vrarë, autori i armatosur ende në arrati! Policia thirrje banorëve të mbyllen në shtëpi

Tronditet Mali i Zi/ Vëlla e motër gjenden të vrarë, autori i armatosur ende në arrati! Policia thirrje banorëve të mbyllen në shtëpi

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi në orët e vona të së premtes (25 tetor). Vëlla e motër, Milanka dhe Jovan Madžgalj të moshës rreth 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.

Sipas mediave vendase, autori është i armatosur dhe është ende në arrati, ndërsa efektivët e policisë tashmë janë në kërkim të tij.

“Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë operacione intensive për lokalizimin dhe ndalimin e autorit. Autori është larguar i armatosur”, tha Administrata e Policisë (UP).

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorët e fshatit Sokolac ku ka ndodhur ngjarja, që të kenë kujdes, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë persona të panjohur të hyjnë në to.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!