FRANCE - “Të zgjedhurit e dënuar nuk mund të ushtrojnë asnjë mandat politik,” - deklaroi presidenti francez Francois Hollande pas skandalit, që përfshiu ish-ministrin e ekonomisë, Jerome Cahuzac .
Cahuzac dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte 60 mijë euro në një bankë zviceriane për mëse 20 vjet dhe është akuzuar për pastrim të të ardhurave dhe mashtrim tatimor.
Kreu i shtetit tha se Cauzac ka mashtruar autoritetet më të larta dhe popullin francez dhe është një gabim i pafalshëm si dhe një fyerje ndaj Republikës.
Edhe kryeministri Jean Marc Ayrault nuk i kursen kritikat duke thënë se Jerome Cahuzac ka gënjyer dhe se një politikan duhet të jetë i ndershëm, më shumë se çdo qytetar tjetër dhe të demonstrojë sjellje shembullore dhe duhet të respektojë ligjin".
Ndërsa kreu i opozitës Jean-François Cope tha se gënjeshtra e Cahuzac shënon fundin e moralizmit të ngathët të Francois Hollande.
Skandali u publikua në faqen e lajmeve investigative, "Mediapart" në fillim të 2010-s.
Ndërkohë qeveria Hollande po lufton për të bindur investitorët për kredibilitetin e saj fiskal dhe aftësinë për të mbajtur nën kontroll financat dhe për të ruajtur besueshmërinë e Francës në Eurozonë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com