Tronditet Rumania/ Regjistrohen 60 viktima dhe 1053 raste të reja Covid në 24 orë

Tronditet Rumania/ Regjistrohen 60 viktima dhe 1053 raste të reja Covid në 24 orë

Rumania vazhdon të jetë e goditur më fort nga pandemia e shkaktuar nga infeksioni I koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar më shumë se 1000 raste të reja të prekur nga Covid, saktësisht 1053.

Sipas autoriteteve shëndetësore, u raportuan edhe 60 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 3682, kurse totali I infeksioneve ka shkuar në 88 593, gjithashtu janë shëruar edhe mbi 38 mijë pacientë.

Dje Rumania regjistroi 43 vdekje dhe 755 raste Covid

Sllovenia ka raportuar sot për 41 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë Covid.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 2924 kurse numri i përgjithshëm i viktimave mbetet i pandryshuar, 133. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2323.

Mali zi raportoi dje për 42 raste pozitive dhe 2 viktima Covid, për një total prej 4835 të prekurish nga infeksioni dhe 100 vdekje që prej fillimit të pandemisë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen