Tronditet sërish Gjermania, pacienti
vret mjekun e më pas veten në spital

Tronditet sërish Gjermania, pacienti<br />vret mjekun e më pas veten në spital
Gjermania është tronditur edhe gjatë ditës së sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një pacient që ka qenë duke marrë shërbim shëndetësor në një spital ka vrarë mjekun dhe më pas vetën.

Sipas mediave gjermane, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në një spital në Berlin, ku pacienti ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi mjekun që po i jepte shërbim shëndetësor, por më pas ka qëlluar edhe mbi veten e tij duke mbetur i vdekur në vend.Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet, por deri tani nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Kjo ngjarje vjen pas sulmit të ndodhur në Mynih ku mbetën të vrarë nëntë persona dhe u plagosën disa të tjerë nga një sulm me armë në një qendër tregtare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë