Një atentat me armë zjarri ka tronditur serish Shkodrën. Të shtënat e kallashnikovit i kanë marrë jetën një të riu 25-vjeçar  në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja raporton nga vendi i ngjarjes se viktima ështē Emiljan Ndou 25 vjeç. Nderkohë qe policia ka vënë në pranga autorin, Mark Kodra,  47-vjeçar.  Ngjarja ka ndodhur pranë një kalçetoje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisē:

Shkodër

Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia  vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes. 

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje.

1622243084_Screenshot20210529005308WhatsApp.jpg

1622243123_Screenshot20210529005212WhatsApp.jpg

Foto nga vendi ngjarjes