Tronditet Turqia, rikthehet frika te banorët! Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë goditi Adanasin

Tronditet Turqia, rikthehet frika te banorët! Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë goditi  Adanasin

Tërmeti në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në qytetit jugor turk të Adanas, pranë kufirit me Sirinë mëngjesin e sotëm, teksa kanë kaluar vetëm gjashtë muaj që kur më shumë se 53 mijë njerëz mbetën viktima të një katastrofë natyrore, e cila la gjithashtu më shumë se një milion njerëz të pastrehë.

Pesë muaj më parë Turqia u përball me një situatë jashtëzakonisht të vështira dhe të papërjetuar më parë, pasi u godit nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8 ballë.

Në luftë me kohën për të shpëtuar jetë dhe nën presionin e dhimbjes për humbjen e mijëra jetëve të tjera, të rritur dhe fëmijë u bënë një me ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja.

Ndonëse ende nuk janë zhdukur të gjitha shenjat që la tërmeti famëkeq në Turqi dhe Siri, e ndonëse mijëra shtëpi janë ende duke u ndërtuar dhe zonat duke u rikonstruktuar, Stambolli duket se nuk po gjen qetësi.

Mëngjesin e sotëm Turqia është zgjuar nga tronditjet e një tërmeti të fuqishëm, me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter, në një thellësi prej 12 kilometrash me epiqendër Adanasin.

Deri tani nuk raportohet për të lenduar, por ekipet e skanimit në terren po vazhdojnë dhe ekipet e mergjencave janë në gatishmëri.

Përdoruesit e mediave sociale në Kahramanmaras, epiqendra e tërmetit të shkurtit , thanë se lëkundjet u ndjenë “shumë të forta” në qytet. Të tjerë thanë se ndjenë dridhje dhe në Gaziantep, i cili u dëmtua rëndë në tërmetin e mëparshëm.

Në Turqi janë ende të hapura plagët e tërmetit shkatërrimtar të Shkurtit të këtij viti, i cili vrau pothuajse 60 mijë persona, në kufirin mes dy shteteve, Turqisë dhe Sirisë.

Presidenti i Turqisë ka premtuar rindërtim të shpejtë të shtëpive, por përpjekjet për rindërtim po vonojnë, aq sa në qytetin Adiyaman, njerëzit po shpëtojnë dhe rishesin pjesë të vjetra të ndërtesave.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen