Policia e Tropojës ka sekuestruar 12 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që poseduesi i saj ka mundur që ti ikë forcave të policisë, duke u ndihmuar nga errësira.
 
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, lënda narkotike ëhstë sekuestruar pas operacionit të koduar ”Degaj 1”në aksin rrugorë Sopot-Qafë-Morinë, në vendin e quajtur “Ura e Sopotit”.
 
Lënda narkotike ka qenë e mbështjellë me natriban, ku brenda tij kishte rreth 12 kg lëndë narkotike të dyshuar "Cannabis Sattiva". Pas largimit të autorit, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)