Është arrestuar në flagrancë autori i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Tropojë. I arrestuari është Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës policie. Konflikti mes kushërinjëve ka ardhur pas një debati për motive të dobëta. I plagosuri Sokol Pepkolaj ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tropojë.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar  i plagosjes së ndodhur  gjatë ditës së djeshme .

Më datë 05.07.2016, Efektivat e Komisariatit së Policisë Tropojë,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit,

-Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti,  ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com