15 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa janë sekuestruar sot në Tropojë.

Sasia e drogës ishte e fshehur në një pusetë uji në aksin rrugor Qafë Morinë- Viçidol ku pas informacioneve të mbërritura në policinë vendore, ekspertët finalizuan me sukses operacionin e koduar “Lugu i Zi” përmes të cilit u gjet droga e cila ishte futur në tre thasë.

Deri tani policia e Tropojës ende nuk ka bërë të mundur identifikimin e pronarit apo pronarëve të kësaj sasia lënde narkotike.


droga tropoje

droga tropoje

droga tropoje
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)