TROPOJE- Një 71-vjeçar, në fshatin Shoshaj të Tropojës, ka humbur jetën në malin e fshatit, teksa ka qenë duke bërë dru zjarri. Nga një pakujdesi e tij lisi i ka rënë sipër duke e zënë poshtë dhe shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se 71-vjeçari, menjëherë pas ngjarjes, është dërguar për në spitalin e qytetit "Bajram Curri" por aty ka mbërritur i vdekur.
Shtetasi Bajram Imeraj, vjeç 71 ka gjetur vdekjen në bjeshkët e fshatit, ku ka qenë duke prerë lëndë drusore për nevoja të tij.
Në vendin e ngjarjes i moshuari ka qenë bashkë me djalin i tij, i cili e ka dërguar të atin në spital, por pa mundur që t’i shpëtojë vdekjes.
Sipas policisë tashmë është ngritur dhe një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku ka bërë këqyrjen e kufomës, si dhe ka marrë deklarimet e djalit të viktimës. Pas kryerjes së këtyre veprimeve rezulton se vdekja ka qenë aksidentale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com