ROME- Prej një viti e gjysmë 24 vjeçari nga Tropoja Ylber Kola mundi t'i shpëtonte drejtësisë shqiptare por është ndaluar sëfundi nga autoritetet italiane.

 I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, Ylber Kola ishte larguar nga vendi duke nisur një jetë tjetër në Itali. Autoritetet policore shqiptare kishin lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar, pasi 24 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Kanë qenë po autoritetet shqiptare të cilat kanë informuar kolegët e tyre italianë për mundësinë e fshehjes së shqiptarit në qytetin e Savonës. Karabinieria vendase pas një kontrolli rutinë ka mundur të identifikojë Ylber Kolën nga të dhënat e sistemit duke bërë dhe arrestimin e tij. Aktualisht nga policia Italiane dhe ajo shqiptare vijojnë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të cilët i kanë garantuar strehimin Kolës. Më pas do të nisin edhe procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
(as/shqiptarja.com)