
Foto: Vëllezërit Haklaj
Prej 1997 – 2002 janë 17 vrasje ende të pazbardhura që kanë tronditur Tropojën dhe për të cilat autorët e këtyre krimeve të rënda ende nuk janë vënë para drejtësisë.
Ndër vrasjet më të bujshme janë ato ndaj familjes Haklaj që datojnë që nga 1998 deri në 2000, e ku vajza e fisit Haklaj bën fajtor Sali Berishën.
Pikërisht më 28 prill të këtij viti, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj udhëtoi nga Suedia për tu marrë në pyetje për më shumë se 12 orë nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mësoi atëherë se ajo dëshmoi për denoncimin që kishte bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.
Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.
Lajmi kryesor:
'Hetoni vrasjet e 1997 - 1998! Balla shkon në Tropojë lë porosi të qarta: Të zbardhen krimet e së shkuarës
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24
-
Taulant Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane
26 Mars, 17:59
-
Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)
26 Mars, 13:49
-
Shqiptarët bëjnë dializën falas në Gjakovë, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë në Tiranë! Drejtori i spitalit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Zbatoni protokollin
25 Mars, 14:52
-
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë
24 Mars, 18:55
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
‘Report TV’ në kufrin e vjetër Shqipëri-Kosovë, tharja e liqenit nxjerr në pah piramidën e rrënojat! Banorët rrëfejnë terrorin në diktaturë
24 Mars, 09:18
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
I dërgonte mesazhe denigruese dhe kërcënuese një gruaje, arrestohet 39-vjeçari në Kukës! I theu edhe xhamin e makinës
22 Mars, 13:49
-
Unaza Veriore e Kukësit, një investim i papërfunduar! Punimet u ndërprenë para 7 vitesh
22 Mars, 13:42
-
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
22 Mars, 11:29
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38