TROPOJE- Një ngjarje e rëndë është shënuar dy orë pas mesnatës së të mërkurës në lagjen “Partizani” në Bajram Curri. Manjola Osmon Dollapaj, 31 vjeçe, vrau me armë zjarri bashkëshortin e saj, Eduart Musa Dollapaj, 34 vjeç dhe një tjetër shtetas, Kreshnik Gjuriqi 27 vjeç me të cilin dyshohet se kishte lidhje intime jashtëmartesore.

Vrasja është shënuar rreth orës 02-45 minuta në banesën e çiftit Dollapaj. Policia e Kukësit bën të ditur se vrasja ndodhi gjatë një konflikti në banesë.  Gjatë deklarimeve të para 31 vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit.

HETIMET

Nga ana e Policisë Kukës, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motivet e ngjarjes. Burime jo zyrtare kanë bërë të ditur për redaksine online të "Shqiptarja.com" se mes Manjola Dollapaj dhe Kaçanik Gjuriqit kishte lidhje intime. Mbrëmjen e 2 majit duke u gdhirë 3 maji, mendohet se dy të rinjtë ndodheshin në banesë, kur ka ardhur bashkëshorti. Gjatë konfliktit gruaja ka goditur fillimisht me armë bashkëshortin Eduardin dhe më pas ka goditur dhe 27 vjeçarin, Kreshnik Gjuriqi.
(sg/shqiptarja.com)