Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar në Tropojë një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi dhe që ishte dënuar në mungesë me 2.4 vite burgim.
Interesant është fakti se personi i rënë në pranga ka të njëjtin emër me aktorin e mirënjohur shqiptar Ndriçim Xhepa.
Komunikata e policisë:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet 28-vjeçari, i dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, konrektisht;
-Ndricim Xhepa, 28 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi;
Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin penal Nr. 41. datë 23.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tropojë, e cila e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për veprën penale ” Kultivim të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.