TROPOJE - Një vajzë 18 vjeçe është qëlluar për vdekje nga kushëriri i saj, efektiv i policisë rrugore. Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në fshatin Lekbibaj, kur pas një konflikti pronësie, Fran Paplekaj qëlloi mbi Gjyste Paplekajn, duke e lënë të vdekur në vend.

Eshtë futur të mes të babait të saj dhe kushëririt për t’i ndarë, pasi po debatonin dhe nisën të ziheshin me grushta. Por, kjo i ka marrë jetën adoleshentes nga Tropoja. Burrat e gratë e dy familjeve kishin nisur dje në mëngjes një konflikt për një copë toke pranë shtëpive të tyre. Por, më e pafajshmja ka rënë viktimë. Kur babai i saj dhe kushëriri Fran Papleka kanë nisur të debatojnë që në mëngjes, pranë tyre për të shuar sherrin kanë dalë dhe femrat e dy familjave dhe kushërinjtë.

Por në një moment, kur dy meshkujt në konflikt, kanë nisur të zihen me grushta, vajza 18 vjeçe ka hyrë në mes të meshkujve për ti ndarë. Në një moment, sipas policisë së Kukësit, 55-vjeçari, efektivi i Qarkullimit Rrugor, ka nxjerrë nga brezi pistoletën, duke qëlluar drejt kushëririt të tij. Por, vajza është munduar të tërheq të atin, duke bërtitur, “babë, të vrau”. Por, plumbi e ka zënë 18-vjeçaren në krahëror, duke e plagosur rëndë.

Autori i ngjarjes është larguar menjëherë, për t’u fshehur maleve e shprepave të zonës, ndërsa babai i tmerruar dhe familjarët e tjerë, e kanë nisur vajzën drejt spitalit të Bajzam Currit, por çdo tentativë për ta mbajtur në jetë adoleshenten, ka qenë e kotë. Ajo ka ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e qytetit.

Dhjetra forca policie të Komisariatit të Bajram Currit janë nisur drejt zonës së Lekbibajt, ku kërkimet për autorin dukeshin të oamundura për shkak të terrenit. Por, efektivi i Qarkullimit, sipas Drejtorisë së Policisë së Kukësit, është dorëzuar. Ndërsa kolegët e tij të krimeve dhe rendit, kanë parë vendin e ngjarjes, kanë mbledhur provat, si dhe dëshmitë e familjarëve. 55-vjeçari Fran Papleka ka pranuar vrasjen, duke treguar dhe detajet e konflitit, që i mori jetën vajzës që po mbronte babain e saj.

PRONA


Konflikti mes dy familjave kushërinjsh kishte nisur kohë më parë. Por tani, pas shkrirjes së borës, të dyja palët kanë dalë të punojën copën e tokës, për të cilën pretendonin, se e kishin pronë të tyre. Ndërsa dje në mëngjes, dy burrat e familjeve kanë nisur të zihen sërish, deri sa dhe nxorrën armët.


Lajmi u publikua dje dhe u përditësua sot (27.04.2013)

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.04.2013

Redaksia online