TROPOJË- Një 56-vjeçar është dëmtuar në kokë si pasojë e shkëputjes së një guri nga shkëmbi duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë.

B.L. është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Tropojës, por është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

56-vjeçari ka qenë së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për kanalin vaditës. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.