TROPOJE - Petrit Çakraj nga Tropoja, nuk ka pranuar t’i dorëzohet policisë në një tentativë të tyre për ta vënë në pranga, mbrëmjen e së martës. 44-vjeçari, nga Llugajt e Tropojës, mësohet se ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij, ku jeton ende e ëma, në fshat, kur në rrugë është përballur me një post-bllok policor. Policia e Kukësit dhe ajo e Shtetit nuk kanë dhënë detaje në lidhje me gjithçka ka ndodhur në atë përplasje, por bëhet me dije se për të vënë në pranga, atë që është konsideruar si dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, 16 vjet më parë, në drejtim të Tropojës janë nisur forca të shumta FNSH-je.
Çakraj mësohet se ka kryer shkëmbim zjarri me policinë, ndërkohë që ka mundur të largohet dhe të mos vihet në pranga. Policia e Komisariatit të Tropojës dhe, forcat shtesë nga Kukësi dhe efektivë të FNSH-së kanë nisur kërkimet edhe për gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që 44-vjeçari është njohës i mirë i terrenit. Referuar të dhënave të policisë bëhet me dije se në fakt tropojani rezulton i shpallur në kërkim, ndonëse zyrtarisht nuk bëhet me dije se për çfarë vepre penale është i kërkuar Çakraj. Policia e Kukësit ka bërë me dije se nga ana e policisë nuk ka të lënduar, ndërkohë që saktësohet se i kërkuari i tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj efektivëve që ishin në krye të detyrës.
Kërkimi
Më 19 maj të këtij viti, policia e Durrësit, do të shtangej kur të përballej me një ‘agjent të Antimafias’. Përballja mes ‘kolegësh’ ndodh në afërsi të “Urës së Dajlanit”. Agjenti udhëtonte pa patentë dhe në momentin që është ndaluar nga policia ai është paraqitur si oficer i Anti-mafias. Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, u bë me dije se 44-vjeçari tropojan është prangosur teksa ka tentuar t`i japë lekë një punonjësi policie për të mos i bllokuar mjetin, meqë Çakraj po udhëtonte pa patentë dhe pa asnjë dokument të mjetit.
Tropojani ka paraqitur para punonjësit të policisë tre dokumente profesioni për t`i treguar efektivit se ai është një person që punon për Anti-mafien, për anti-terrorin, për një tjetër agjensi të huaj hetimi dhe zbulimi, ndërsa polici ka vendosur që jo vetëm mos të marrë parasysh shumën e ofruar por as dokumentet që posedonte tropojani. Pas shoqërimit në komisariat është saktësuar se në fakt mjeti nuk ishte i pajisur me asnjë lloj dokumentacioni dhe se drejtuesi i tij është mbajtur në pranga paraprakisht për dy akuza, të cilat e lënë në qeli tropojanin, pavarësisht çfarëdo lloj e vërtetë të posedojë ai me makinën e tij.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO