Tropojë/ Kultivonin bimë kanabis, babë e bir në pranga, vihet në hetim dhe kryeplaku i fshatit

TROPOJË- Pas një hetimi 1 mujor, janë gjendur të kultivuara bimë kanabisi në fshatin Palç, ku si rezultat janë arrestuar dy persona, 53-vjeçari Ndue Ndoja dhe 19-vjeçari Amarildo Ndoja, babë e bir dhe banues në lagjen Kotec të këtij fshati.

Babë e bir, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Palç.

Nën hetim është vënë kryetar i fshatit, 33-vjeçari me iniciale S.P., për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit" si dhe  65-vjeçari me iniciale Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi