Tropojë, Lugina e Valbonës aty ku
 takohen katër stinët e vitit

Tropojë, Lugina e Valbonës aty ku<br /> takohen katër stinët e vitit
Valbona, kjo krahinë malore mes Alpeve të Shqipërisë që mban emrin e një vajzë, është kthyer në pikën kryesore të turizmit malor në Shqipëri. Valbona është mitike, është legjenda është eposi i kreshnikëve dhe bukuria e natyrës, ku takon të katërta stinët e vitit. Nëse do donit të largoheshit pak ditë nga s’mogu dhe stresi i Tiranës apo qytetit tënd vizitoni Valbonën, pasi natyra do t’ju dhurojë lumturinë, kënaqësinë dhe oksigjenin e pastër. Valbonën nuk mund ta shmangësh. Nga Tropoja është 23 kilometra dhe nga Tirana është më pak se 4 orë dhe duhet ta vizitosh një herë në jetë. Çmimet janë të kapshme nga kushdo, duke filluar nga 50 euro nata dhe deri tek 15 mijë lekë të vjetra. Të jep një kënaqësi epike, teksa udhëton në të, teksa futesh në grykën e një lugine që ka emrin e lumit që rrjedh nëpër të “Valbonë”. Si kudo në Shqipëri toponimet përplasen me njëra-tjetrën, herë sllavisht e herë shqip, njëra poshtë e tjetra lart, siç kanë qenë edhe inkursionet e mbrojtjet ditë pas dite e vit pas viti.

Dushaj, shteti të ndihmojë zonën
Tropoja, i lë vendin, njësisë amdministrative Margegaj, dhe më pas kjo e fundit, Shoshanit dhe Bradoshnicës, Fushë-Lumi që pjek ushtat e kohës me Dragobinë. Gryka e Valbonës që në krye të saj vjen e bëhet luginë, gjarpëron bashkë me lumin, ujërat e të cilit ngarkuar me shi, borë e rrëke bëhen më pas ujëvara të kaltërta e të kthjellta. Në këtë vend ka liqene alpine,shpella fantastike, plantacione boronicash, bjeshkë, parqe natyrore e parqe kombëtare të kategorisë së parë, ku ka kalanë Lek Dukagjini dhe kulla të bardha që kanë mbetur të paprekura. Grupin me 14 gazetarë e presin në qëndër të luginës, aty ku festohet me valle dhe këngë tradicionale të zonës. Në festë s’mungojnë të zgjedhur vendor dhe ata parlamentarë, por dhe miq dhe dashamirës të kësaj zone.

Improvizohet një dasmë Tropoje, këndohen këngë me çifteli dhe kërcëhet vallja e Tropjës nga të rinj dhe të vjetër. Pas festës ishte planifikuar dhe një panair ushqimor “Valbona 2016”, ku të gjithë vizitorëve u është shërbyer ushqimi dhe gatimet e zonës. Gjatë ceremonisë së hapjes së sezonit turistik në Valbonë kryebashkiaku i Tropojës Besnik Dushaj deklaroi se shteti duhet t’u japë patjetër një dorë banorëve të këtyre zonave, jo vetëm në ndërtimin e infrastrukturës, por edhe në uljen ose në heqjen e përkohshme të taksave atyre bizneseve që investojnë në infrastrukturën malore. “Tropoja është e bukur në çdo skaj të saj, nga Brisa në Padesh, nga Curraj e Epërme në Bytyç e Berishë, nga Valbona në Fierzë, ndaj duhet t’i shihni”-thotë me dashuri për vendin e tij,kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj. Sipas tij, turizmi është një nga asetet kryesore që do të sjellë zhvillim në Tropojë, ndaj po bëhen shumë përpjekje për ta promovuar.

“Në emër të Bashkisë së Tropojës, dua të falënderoj ata që na kanë dhënë një ndihmesë të madhe në këtë drejtim, shoqatat e turizmit të alpeve, këshillin e qarkut Kukës, veçanërisht fondacionin gjerman ‘GIZ’, dhe kërkoj që të vazhdojnë të na mbështesin me njohjen dhe shfrytëzimin e këtyre resurseve. Ne duhet t’i orientojmë turistët të dalin nëpër asfalt deri në Markaj apo Kërrnajë dhe të shijojnë Parkun e Gështenjave, më të madhin në Ballkan, të shkojnë në qytezën e bukur të Fierzës për t’u shpjeguar hidrocentralin dhe një nga digat më të larta të Europës”-thotë kryebashkiaku Dushaj, duke shtuar se bashkia bashkë me banorët e këtyre zonave janë duke punuar për të hapur sa më shumë rrugë e shtigje të reja“-u shpreh Besnik Dushaj.

“Fusha e Gjës”
Dërgata e mysafirëve prej 14 gazetarë nga Tirana u shfaq në dyert e restorantit “Fusha e Gjës”.Edhe këtu festa nuk ka munguar, ku bilbili i këngës tropojna Fatmira Breçani ka elektrizuar të ftuarit në restorantin e Mirash Lamthit, i cili e ka ndërtuar tërësisht me gurë dhe drurë. Teksa festa mbaron, grupit të gazetarëve i bashkohet kryebashkiaku Besnik Dushaj dhe deputetja Kosovare Teuta Haxhiu, e cila thotë se sa herë dua ta konsumoj një kafe në ajër të pastër, nisem nga Gjakova dhe qëndroj këtu në Valbonë.

Të huajt biznese
në luginën Valbonë

Njëra është amerikane, e tjetra gjermane. Të dyja kanë gjetur bashkëshortët e tyre nga kjo trevë. Por një rrëmbim dashurie është shoqëruar edhe me një ide biznesi. Amerikania bashkë me të shoqin operojnë bar-restorantin “Rilindja”. Rasti i Catherine Bohner, amerikanes që u shpërngul në Valbonë nga NeË York-u, ku jeton prej vitit 2009, është mediatizuar nën sindromën e Jane-it modern që bie në dashuri me bukuritë të alpeve shqiptare. Po Janet Venger, një gjermane brune që vjen e shkon në hapësirën e bollshme të restorant Margjekaj, duke u shërbyer mysafirëve shqiptarë raki dhe djathë tradicionale të zonës.

Ndërtesa aty ku jeton çifti Margjekaj sundon të gjithë luginën, pasi hoteli ndodhet buzë Dragobisë, mbi luginën e Valbonës dhe Fushës së Gjës. Pronari i hotelit “Margjekaj”, Sherif Margjekaj na prêt me shumë dashuri, megjithëse hotelin e ka plot me Gjermanë. Ai “braktis” të huajt dhe i bashkohet tavolinës së gazetarëve. Sherifi thotë se janë të kënaqur me turistë, pasi dhe rruga tashmë i plotëson kushtet për të udhëtuar me çdo lloj mjeti. Pengu i vetëm i Sherifit janë hidroçentralet. Ai thotë se nëse shteti ndërton hidroçentralet mbi Valbonë, atëherë çdo gjë ka marrë fund. “…Bashkë me biznesin tonë, kemi marrë fund ne…, dhe e gjithë krahina e Vlabonës. Tropoja,i ka dhënë këtij shteti dy hidrocentrale, Komanin dhe Firezën, ku tokat dhe pasuritë e banorëve i mbyti uji…, tani mos na mbytin edhe Valbonën, me këtë po jetojmë…”-shprehet Sherif Margjekaj.

Qendra e Turizmit
Prej 2013 në Valbonë është hapur Qendra e Zhvillimit të Turizmit, një investim i FSHZH. Ajo ka ambiente multifunksionale ku janë afishuar informacione për turistët,harta orientuese dhe pamje nga bukuritë e zonës.Qëndra përbëhet nga 2 godina, ambiente të jashtme për gatim, e ambiente çlodhëse dhe terrene sportive.Por këto ambjente sipas kryebashkiakut Besim Dushaj janë kthyer kohët e fundit mejhane për të pirë qofte dhe raki. Për pasojë Dushaj premtoi se kjo qëndër do riorganizohet dhe rikonceptohet dhe një herë nga e para.
 
 
Shkurt për në Theth
Valbona dhe Thethi së shpejti do të bashkohen në një pikë të vetme. Ky sipas kryetarit të Bashkisë Tropojë, është një projekt për ndërtimin e rrugës, që lidh këto dy pika turistike, por gjithmonë iniciativa duhet të meret nga shteti për zgjerimin dhe ndërtimin e këtij segmenti rrugor që nuk i kalon 10 km.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit