Rikonstruksioni i këtij segmenti me gjatësi 20 kilometër u bë nga firma ndërtuese “Gener 2” me një fond prej 6 milionë dollarësh. Rruga u shtrua me materiale rrethanore, jashtë standardit, pa nënshtresa dhe pa stabilizant. Për pasojë, trashësia e rrugës është 4 centimetër nga 10 që duhet të ishte.
Sipas drejtuesve të automjeteve dhe banorëve të kësaj zone, qarkullimi është tepër i vështirë. Ata ankohen se për shkak të gjendjes së keqe të rrugës, po u prishen makinat.
Sipas banorëve të zonës përreth, në këtë aks, në vitin 2011, kur ky segment është inauguruar nga Kryeministri Berisha në prag të zgjedhjeve vendore, është hedhur vetëm një shtresë asfalti dhe askush nuk është marrë më me të.
Ky aks ka një rëndësi të veçantë për rrethin e Tropojës, pasi është rruga e vetme lidhëse e këtij rrethi me autostradën e Kukësit.
Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)