TROPOJE- Dy persona janë plagosur tek ‘Shkëmbi i Rajës’. Nga të dhënat e para raportohet se dy të rinjtë që u plagosën po udhëtonin me kamionçinë nga Dushaj në Lekbibaj.
Të plagosuti janë Fatjon Markaj 26 vjeç dhe Ermal Rosaj po 26 vjeç, atyre u është bërë pritë nga dy persona me maska që kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas i kanë zbritur nga kamionçina dy të rinjtë, të cilët i kanë goditur me sende të forta dhe me tytën e armës.
Autorët i kanë vënë zjarrin kamionçinës dhe janë larguar duke i lënë dy të plagosurit në vendngjarje.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorët e ngjarjes.
Njoftimi i Plotë i Policisë:
Tropojë.
Më datë 02.10.2017, njoftohemi nga Salla Operative Tropojë, se në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur "Shkëmbi i Rajzes", ka të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Rreth orës 22:30, rrugës për në banesë, shtetasit F.M dhe E.R., duke levizur me mjetin tip kamioncin, janë ndalur nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M 29, vjeç, banues në Lekbibaj dhe E.R, 27 vjeç, banues në Lekbibaj, të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.
Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Onlinea.dr/shqiptarja.com

VIDEO








