Tropojë-Një drejtues teknik është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.
40 vjeçari me inicialet M. Ç., banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Të shtunën e 3 gushtit, 43- vjeçari Adriatik Sinani nga fshati Gri është rrëzuar nga kati i pestë dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
Komento