Moti i keq në Kukës/ Rrëshqitje masive dherash në shpatin e malit në aksin Dushaj-Lekbibaj (VIDEO)

Luhatjet e motit në qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë prezentë ndërkohë që dhjetori ka nisur me vranësira dhe me reshje shiu e temperatura pozitive. Në orët e para të mëngjesit në Tropojë ka patur reshje shiu me intensitet të lartë. Nga informacioni i marrë nga Komision i Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Në disa segmente rrugësh ka patur rënie inertesh, gurësh si dhe bllokime tumbinosh. Si rezultat i reshjeve ka patur rrëshqitje masive të shpatit të malit në aksin rrugor Dushaj - Lekbibaj km 11. Si rezultat i punës së subjektit kontraktor që ka në kontratë këtë aks është bërë e mundur hapja e saj. Në akset tjera nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Në bashkinë Kukës rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njërsinë administrative Arrën me rrugën nacionale.

Nga bashkia Kukës me mjetet e saj, është punuar për hapjen e tyre. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç  njësisë administrative Surroi, Malzi, Kolsh, Arrën bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj, Fajza dhe Gjinaj bashkia Has, Nj.Ad Fierzë dhe Bytyq bashkia Tropojë. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë