Tropojë, ujitja e tokave bujqësore
Bashkia ndërhyn në veprat vaditëse

Tropojë, ujitja e tokave bujqësore<br />Bashkia ndërhyn në veprat vaditëse
Veprat vaditëse në Tropojë, si një domosdoshmëri për të gjithë fermerët e zonës, tashmë po funksionalizohen me qëllim që kulturat bujqësore të kultivuara të mos thahen.

Bashkia e Tropojës, pas kërkesave të vazhdueshme të fermerëve, ka nisur këto ditë investimet konkrete në një nga kanalet më të mëdha vaditëse në zonë, atë të Vladit në Pac, një nga kanalet vaditëse që mbulon një sipërfaqe shumë të madhe tokash.

Sipas kreut të kësaj bashkie, Besnik Dushaj, rikonstruksioni i këtij kanali do të fusë në ujë qindra hektar tokë duke i dhënë kështu një ndihmë të madhe zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë.

Ai shton se punimet po vijojnë me ritme të shpejta në mënyrë që fermerët e zonës të përdorin ujin që vjen përmes tij, pasi zona ka pasuri të mëdha ujore,por që nuk janë shfrytëzuar më parë për shkak të mungesës së veprave vaditëse.

tropoje

tropoje

tropoje

tropoje

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit