Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur në Tropojë dhe vetëm disa orë pas ngjarjes policia lokale bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të dy autorëve të ngjarjes që janë vëllezërit Henerik Niklekaj, 22 vjeç, që të dy të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Siç bën të ditur policia e Topojës, ka nisur procedimi edhe ndaj vëllait tjetër të tyre Kastriot Niklekaj 28-vjeç, pasi në ambientet e  një lokali në fshatin Cërrnice, ndodhi edhe vrasje me armë zjarri.

Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur Ardit Mrishaj 26-vjeç dhe u plagos F.Q., 29-vjeç,

Policia sapo ka shkuar në vendin e ngjarjes ka mblehdur provat materiale si dhe ka pyetur të gjithë dëshmitarët që ndodheshin në momentin kur ndodhi ngjarja.

Ja njoftimi për shtyp i policisë Tropojë.
Policia identifikon autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardit Mrishaj dhe plagosjen e shtetasit F.Q.
Shpallen në kërkim dy vëllezër  si autor të dyshuar si dhe shoqërohet për veprime të mëtejshme vëllai tjetër.
Më datë 14.06.2016, rreth orës 22:45, është marrë njoftim nga salla komandimit Tropojë, se në ambjentet e  lokalit  në pronësi të shtetasit L.V, në fshatin Cërrnice, kishte  ndodhur vrasje me armë zjarri.
Menjëherë  forca të shumta policie kanë shkuar në vendgjarje si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.
Specialistët e  Sektorit për  Krimet e Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Kukës dhe të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, së bashku me grupin hetimor kanë shkuar në vendngjarje, për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale .
Nga veprimet e deri tanishme ka rezultuar se në ambjentet e  lokalit  në pronësi të shtetasit L.V, në fshatin Cërrnicë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit (vëllezër) :
1.Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penal).
2.Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penal).
3.Kastriot Niklekaj, 28 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penal),  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve :
1.Ardit Mrishaj, 26 vjeç,  banues në Cërrnicë, Tropojë.
2.F.Q., 29 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë.
Ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ardit Mrishaj  dhe ka mbetur i plagosur shtetasi F.Q.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim ( vëllezërit) si autor të dyshuar, konkretisht shtetasit:
1.Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
 2.Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
Gjithashtu është shoqëruar njëri nga vëllezërit si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje, konkretisht shtetasi,  Kastriot Niklekaj, si dhe  disa shtetas të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit.
Vazhdojnë  veprimet hetimore dhe operative intensive për kapjen e shtetasve  dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79/ë i Kodit Penal.
 
tropoje vrasje viktima
Viktima Ardit Mrishaj​

tropoje

tropoje
Vendi ku ndodhi vrasja

Tropojë. Informacion paraprak.

Njoftohemi nga salla operative Tropojë, se në fshatin Cërnicë, në lokalin e fshatin janë konfliktuar disa persona, ku si pasojë e konfliktit shtetasi Henerik Niklekaj., banues në fshatin Cërrnicë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatiku, drejt personave me të cilët është konfliktuar. Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Ardit Mrishaj 25 vjeç, dhe plagosur shtetasi F.Q., 29, banues në fshatin Cërnicë. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimorë në vendgjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
*Lajmi në përditësim

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)