Troski: Pse u futa në oborrin e qeverisë

Troski: Pse u futa në oborrin e qeverisë
Në 21 janar 2011 Agron Troski u ndalua nga forcat e policisë së Kryeqytetit, pasi gjatë protestave të organizuara nga opozita, me një automjet tip benz shkallmoi me forcë derën e Kryeministrisë. Gjatë dëshmisë së tij përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe Prokurorëve të çështjes, Agron Troski ka deklaruar rrethanat që e shtynë për të goditur me forcë derën e Kryeministrisë. Sapo është arrestuar ai ka dhënë shpjegime për shkaqet përse e kreu këtë vepër penale, kush e organizoi sulmin, dhe me sa persona të tjerë ka bashkëpunuar. Pasi i dëgjoi pyetjet me radhë, Troski ka thënë se ishte i vetëm dhe nuk ishte i organizuar nga askush, madje ka hyrë në protestë për të gjetur fëmijët e tij. Sipas projurorisë vitin e kaluar rreth orës 17:34 Agron Troski hyri forcërisht me mjetin e tij tip "Mercedes benz" 240 targë TR 8118 B, për në drejtim të territorit të brendshëm të objektit në ndërtesën e Kryeministrisë. Automjeti ka goditur, dëmtuar e prishur pedanën mbrojtëse tek porta e krahut verior të Kryeministrisë. Pas përlasjes, i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lenë në vend automjetin e tij të dëmtuar nga përplasja. Pas përfundimit të demostratës, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e të dyshuarit, si dhe disa pamje filmike nga momentet kur ai tentonte të shkatërronte derën e institucionit. Gjykata e Tiranës pasi grumbulloi të gjitha provat materiale mori masën me 8 muaj heqie lirie ndaj tij.

Dëshmia
I pyetur në cilësinë e personit nën hetim Agron Troksi pranoi faktin u fut me mjetin e tij në drejtim të oborrit të Kryeministrisë dhe goditi e dëmtoi pedanën mbrojtëse të derës hyrëse. Agron Troski pretendon se, një veprim të tillë e bëri nga presioni i turmës dhe nga frika e personave të panjohur prej tij në demonstratë. Troski tha: "Atë ditë kisha dalë për të kërkuar fëmijët e mi dhe nga meraku se mos përziheshin me demostruesit dola për të parë se ç'bëhej. Unë e pranoj se e kam prishur derën dhe e kam shkatërruar duke i dhënë më tepër gaz makinës, por këtë gjë e kam vetëm nga presioni që kisha nga rrëmujat. As vetë nuk e kuptoja se isha duke hyrë në ambientet e brendëshme, pasi ishte e vetmja zgjidhje, se kisha frikë mos shtypja njerëzit që ishin duke protestuar. Askush nga ata nuk e kishte mendjen se unë po kaloja me makinë, dhe për t'i mbrojtur nga përplasjet e kalova makinën nga dera. Kur e pashë që u thye, lashë makinën dhe ika në këmbë. Nuk kisha si qëllim të bëja rrëmujë, pasi unë jam hallexhi dhe kam fëmijë për të rritur"-përfundonte deklarata e personit të akuzuar për prishjen e derës së Kryeministrisë. Nga provat shkresore të administruara në dosje rezultoi se, i pandehuri nuk ka patur asnjë kërcënim për jetën e tij apo të familjarëve të tij, apo pronën e tij, nën efektin e të cilit të kryente veprën penale.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës