Trukimet, dënohen 6 lojtarë, FSHF 
 nuk e dërgon dosjen në prokurori

Trukimet, dënohen 6 lojtarë, FSHF <br /> nuk e dërgon dosjen në prokurori
Pas 4 mbledhjeve Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka gjetur autorët e skandalit në ndeshjen mes Tërbunit dhe Bylisit (të datës 18 nëntor 2015 e përfunduar 4-2) duke dënuar 6 lojtarë me nga 6 muaj pezullim secili në aktivitetet sportive për komplotim në influencimin e rezultatit te ndeshjes.

Futbollistët e Tërbunit, kapiteni Vilson Lila dhe Klodian Sulollari u dënuan secili me 6 muaj pezullim nga aktiviteti ndërsa nga Bylisi të pezulluarit janë portieri kosovar Kushtrim Mushica, Elton Basriu, Mariglen Shosha dhe Ahmet Haliti po me nga 6 muaj pezullim bazuar në nenin 68/1 të Komisionit të Drejtësisë Sportive.

Dy klubet dhe drejtuesit e tyre nuk u dënuan duke nënkuptuar se gjithçka ishte përgatitur mes lojtarëve, ndërsa për Shoshën dhe Bylisin nuk është dënimi i parë për këto akuza. Ekipi i Bylisit i ka cilësuar akuzat të turpshme dhe dashakeqe duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe të shfuqizohen.

Sqarimi-prokuroria
I kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com në lidhje me faktin nëse është depozituar dosja në prokurori për kallëzim penal pas vendimit të Komisionit të Etikës me provat që grumbulloi për lojtarët e pezulluar për shkak se fiksimi i ndeshjeve përbën vepër penale, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku u shpreh se nuk ishte në dijeni të një veprimi të tillë, pasi sipas vendimit, dënimi është vetëm disiplinor.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe anëtari i Komisionit të Etikës në FSHF, Adriatik Braçe, i cili u shpreh se ‘nuk kemi depozituar dosjen në prokurori, por organi i akuzës mund të hetojë nëse ka dyshime. Etika vendosi për dënim disiplinor për 6 lojtarët, pasi u vendosën përballë provave se kanë trukuar ndeshjen.

Për vendimin u bazuam në disa prova, të grumbulluara nga Komisioni, UEFA, por edhe deklarimet e protagonistëve që u thërritën për të dëshmuar”deklaroi ai. Sipas ligjit kundër trukimeve paracaktimi i rezultateve në garat sportive përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga 2 deri në 7 vjet burg.

Por deri tani kemi vetëm masë disiplinore për teatrin që ndodhi në Pukë. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse FSHF do të bashkëpunojë me prokurorinë për të dërguar më tej hetimet, apo gjithçka do të mbyllet me masë disiplinore për autorët. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën