Trukimet e ndeshjeve në Shqipëri
pezullohen 3 lojtarë me nga 6 muaj

Trukimet e ndeshjeve në Shqipëri<br />pezullohen 3 lojtarë me nga 6 muaj
Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pezulluar tre futbollistë, të Partizanit, Flamurtarit dhe Elbasanit me nga 6 muaj për fiksim të rezultateve të 4 ndeshjeve në futbollin shqiptar. Pas hetimit Etika doli në përfundim se Arben Muskaj i Partizanit, Ilion Lika i Flamurtarit dhe Ganiol Kaculi i Elbasanit të dënohen me nga 6 muaj pezullim.
 
 
Vendimi i plotë


Komisioni i Etikes prane Federates Shqiptare te Futbollit, i mbledhur sot me date 21 Prill 2015 pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe pasi diskutoi ceshtjet ne teresi arriti ne perfundim:

1.Lojtari i KF “Partizani”, Arben Muskaj, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes KF “Laci “- FK “Partizani” te dates 18.02.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

2.Lojtari i KF “Flamurtari”, Ilion Lika, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjeve FK “Partizani” - KS “Flamurtari” te dates 04.03.2015 dhe KS “Kukesi “- KS “Flamurtari” te dates 16.03.2015, ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

3.Lojtari i KF “Elbasani”, Ganiol Kaculi, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes FK “Partizani “- KF “Elbasani” te dates 16.03.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.




d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin