Trukimet e ndeshjeve, thirren në
Prokurori 3 lojtarë të Skënderbeut

Trukimet e ndeshjeve, thirren në<br />Prokurori 3 lojtarë të Skënderbeut
Pas sekuestrimit të raportit të UEFA mbi trukimin e disa ndeshjeve në Champions League, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar fletëthirrje për tre lojtarë të Skëndebeut.
 
Mësohet se janë thirrur për të dëshmuar Orges Shehi, Marko Radas dhe Bajram Jashanicën.
 
Burime për Report TV bëjnë me dije gjithashtu se mes personave që do të thirren për të dëshmuar do të jenë dhe drejtues të klubit por edhte 8 gjyqtarë që kanë arbitruar ndeshjet e dyshuara si të trukuara.
 
Klubi korçar është dënuar nga UEFA me një vit përjashtim nga Kupat e Europës për shkak të trukimit të ndeshjeve. Mendohet se një nga ndeshjet e trukuara ishte ajo e kthimit Krusejdwrsit. 

Por Skëndërbeu i ka mohuar akuzat se ka trukuar ndeshjet duke thënë se ndeshjet janë të fituar falë lojës së tyre. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)